Korçës i ikin turistët, vetëm 83 mijë vizitorë në 10 mujorin e parë të 2023

Korçës i ikin turistët, vetëm 83 mijë vizitorë në 10 mujorin e parë të 2023

12:13, 09/12/2023
A+ Aa A-

Ulet numri i turistëve në qytetin e Korçës, kështu rezulton nga shifrat për 10 mujorin e parë të këtij viti. Nëse në periudhën e një viti më parë numri ka qenë mbi 300 mijë këtë vit shifrat e paraqitura në takimin e organizuar nga prefektura ditën e sotme, kjo shifër ka qenë 83 mijë.

Prefekti i qarkut Korçë është Nertil Jole tha se fokusi kryesor ngelet ne rritjen e numrit të turistëve në rangu qarku. Edhe për nënkryetaren e bashkisë Korçë Benila Themeli fokusi tashmë është që Korça të vijë si një ofertë rajonale dhe jo vetëm si qytet.

Qytetet që kanë shënuar rritje këtë vit në numrin e vizitorëve dhe turistëve rezulton Pogradeci nga 250 mijë një mbi 440 mijë, Kolonja dhe Maliqi po ashtu kanë shënuar rritje.

Në total i gjithë Qarku i Korçës ka pasur 612 166 turistë në periudhën janar-tetor 2023.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco