VIDEO/ Mësuesja braktis nxënësin e vetëm, kërcënon dhe prindin: Të var në tel korenti

21:34, 08/12/2023
A+ Aa A-

Në fshatin Kaçinar të qytetit të Rrëshenit, Dorentina Vila nëna e një nxënësi në klasën e dytë  në shkollën 9 vjeçare ‘Pashko Vasa’ tregon për emisionin Piranjat se mësuesja kujdestare e djalit të saj e kishte kërcënuar si rrjedhojë e një debate prind-mësues.

Prindi në orarin e  mësimit rastësisht kishte gjetur fëmijën duke qarë jashtë rrethimit të shkollës, me arsyetimin se mësuesja e kishte nxjerrë 8-vjeçarin për të gjetur topin e humbur të shkollës.

Prindi shkon të takojë mësuesen dhe kjo e fundit i thotë ‘mos më hajde në këtë mënyrë sepse të var në tel korenti’. I mituri 8-vjeçar tregon tek gazetarët se mësuesja herë pas here i bërtiste dhe gjatë orëve të mësimit, e linte vetëm që të bënte detyrat.

Pasi prindi ka kontaktuar me drejtorin e shkollës, është takuar menjëherë me psikologen e cila edhe pse djali nuk pranon të shkojë në atë shkollë me mësuesen e mëparshme, raporton se djali nuk ka trauma. Ndërsa mësueset e tjera të komisionit të etikës në shkollë sugjerojnë prindin që të bien në kompromis dhe në tolerancë me mësuesen në fjalë, për t’i dhënë kësaj të fundit një mundësi tjetër për të punuar sërish më të voglin.

Pas gjithë këtyre diskutimeve, prindi i fëmijës merr një telefonatë nga vajza e mësueses Liza Kola e cila i thotë se, ‘ti po e zgjat shumë me nënën time dhe mos u përpiq se nuk mund t’i bësh asgjë asaj, as ti dhe askush’. 

Në lidhje me situatën dhe konfliktin mësuesja ndëshkohet me paralajmërim për përjashtim nga puna me afat 6 mujor. Ndërkohë i mituri mbetet pa shkollë.

Pas takimit me gazetaren e Piranjave, mësuesja në fjalë pranon që e ka kërcënuar prindin dhe shfaq shenja reflektimi, gjithashtu ajo pranon dhe situatën se i vogli nuk e duronte faktin që ajo i bërtiste.

Edhe pse me shenja pendese, prindi nuk pranon ta falë mësuesen për të gjithë sjelljet sepse nuk i shfaq siguri për të birin.

Pas një kërkese nga ana e prindit prej rreth 3 javësh, 8-vjeçari rikthehet në shkollë, por mësimin ja jep edukatorja e kopshtit.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco