VIDEO-SYRI TV/ Ulje drastike e lindshmërisë në maternitetin e Fierit, mjeku gjinekolog rendit arsyet

17:08, 24/11/2023
A+ Aa A-

Numri i lindjeve në maternitetin e Fierit përgjatë viteve të fundit ka rënë në mënyrë drastike. Shkaqet kryesore sipas mjekut gjinekolog, Besnik Brahimaj janë emigracioni i të rinjve, ekonomi e dobët, por edhe amortizimi i maternitetit. Ai tha se materniteti i Fierit ka nevojë për rikonstruksion total, pasi shumë nëna zgjedhin të lindin në maternitetin e Tiranës duke kërkuar më shumë kushte sesa disponon Fieri.

Nga SYRI TV

Ka rënë ndjeshëm numri i lindjeve në maternitetin e Fierit. Lajmin e konfirmon mjeku gjinekolog por njëkohësisht dhe President i Urdhrit të Mjekut për Qarkun Fier, Besnik Brahimaj i cili ka pohuar se: nga 5 mijë lindje në vit gjatë vitit 1990, në 3 vitet e fundit janë regjistruar vetëm 1 mijë lindje në vit.

Arsyet sipas mjekut gjinekolog janë emigracioni, gjendja ekonomike e dobët, por edhe kushtet jo te mira te maternitetit. Ai ngriti shqetësimin se kjo godine është e amortizuar dhe se ka nevoje për rikonstruksion total të saj.

Mjeku tha se për këto arsye shumë gra zgjedhin të sjellin në jetë foshnjat e tyre në maternitetin e Tiranës për kushte më të mira që ofron sesa Fieri.

Rritja ekonomike, kthimi i emigranteve, kushtet në maternitet, janë tre arsyet që nëse arrihet që të bëhen sigurisht do të rritet numri i lindjeve, ka përfunduar mjeku gjinekolog Besnik Brahimaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco