Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Gabriel Escobar 'sikleti' diplomatik i DASH

FOTO/ BIRN: Vendet ku do të strehohen refugjatët në Shqipëri

FOTO/ BIRN: Vendet ku do të strehohen refugjatët në Shqipëri

18:33, 22/11/2023
A+ Aa A-

BIRN ka hedhur një vështrim në vendet në Shqipëri ku do të ndërtohet një qendër pritjeje dhe një kamp refugjatësh në përputhje me marrëveshjen e diskutueshme të arritur midis qeverisë shqiptare dhe asaj italiane.

Nga Fjori Sinoruka 

Marrëveshja u kundërshtua si në Itali ashtu edhe në Shqipëri dhe një nga kritikat më të mëdha që ajo mori lidhet me kapacitetet e Shqipërisë për të pritur 3,000 emigrantë në një muaj.

Sipas protokollit që është publikuar, brenda Portit të Shëngjinit, në zonën e Lezhës, në veri të Shqipërisë do të ndërtohet një qendër pritjeje për emigrantët, e cila do të përpunojë dhe regjistrojë emigrantët e shpëtuar në det nga Italia.

Një vend i dytë, i cili do të shërbejë si kamp refugjatësh, do të ndërtohet në Gjadër, një fshat ku në vitet 1970, gjatë periudhës komuniste, u ndërtua një ish-bazë ajrore ushtarake.

ImagePlani i Italisë për të ndërtuar qendra emigrantësh në Shqipëri është kritikuar në të dy vendet, ku aktivistët dhe avokatët e të drejtave të njeriut kanë vënë në pikëpyetje kapacitetet e Shqipërisë për ta trajtuar këtë çështje.

Ndërsa marrëveshja është kritikuar nga ekspertë të të drejtave të njeriut, avokatë dhe grupe të shoqërisë civile në Itali, në Shqipëri shumë e shohin atë si një nismë personale të kryeministrit Edi Rama, duke qenë se ajo nuk u diskutua më parë në publik.

Marrëveshja i lejon Italisë të ngrejë qendra në territorin shqiptar për emigrantët që ka shpëtuar në det, të cilat do të strehojnë deri në 3,000 njerëz njëherësh.

ImageMarrëveshja, të cilën BIRN e ka parë, edhe pse pa anekset e saj, thotë: ‘Në rast se për çfarëdolloj arsyeje, e drejta emigrantit për të qëndruar në objekte pushon së ekzistuari’, Italia duhet t'i transferojë menjëherë këta persona jashtë territorit shqiptar.

‘Italia do të përdorë portin e Shëngjinit dhe zonën e Gjadërit për të ngritur, me shpenzimet e veta, dy ambiente hyrjeje dhe pritjeje të përkohshme për emigrantët e shpëtuar në det, në gjendje të akomodojnë deri në 3,000 persona, ose 39,000 në vit, për të përshpejtuar përpunimin e kërkesave për azil ose riatdhesim të mundshëm’, thuhet në tekstin e protokollit, duke shtuar se juridiksioni mbi qendrat do të jetë italian.

Image‘Në Shëngjin, Italia do të trajtojë procedurat e zbarkimit dhe identifikimit dhe do të krijojë një qendër pritjeje dhe kontrolli të parë. Në Gjadër, do të krijojë një strukturë model Cpr për procedurat pasuese. Shqipëria do të bashkëpunojë me forcat e saj policore, për sigurinë dhe mbikëqyrjen’, shton ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco