Dhuna ndaj 3-vjeçares, zbulohen dhe 23 kopshte të tjera në vend pa licencë

Dhuna ndaj 3-vjeçares, zbulohen dhe 23 kopshte të tjera në vend pa licencë

11:50, 13/11/2023
A+ Aa A-

Pas rastit të dhunës ndaj 3-vjeçares, janë ushtruar kontrolle intensive në 90 kopshte dhe çedhe në vend, nga të cilat, 23 prej tyre kanë rezultuar pa licencë. Nga këto 23 kopshte, 8 prej tyre nuk kishin aplikuar fare, 2 prej tyre u ishte refuzuar leja, e ndërsa 13 të tjera ushtronin veprimtarinë e tyre si qendra me shërbim ditor, në kundërshtim me ligjin.

“Nga kontrollet e këtyre ditëve janë inspektuar 90 kopshte dhe parashkollor jo publike, është konstatuar se 67 ushtrojnë veprimtarinë në përputhje me legjislacionin, 10 kopshte jo publike rezultojnë të mos kenë licence, 8 prej tyre nuk kishin aplikuar fare, 2 prej tyre u ishte refuzuar leja. 13 të tjera ushtronin veprimtarinë e tyre si qendra me shërbim ditor, në kundërshtim me ligjin, për të cilat ne po kryejmë veprimet e nevojshme dhe në fund do të merren masa”, tha Manastirliu.

Për këtë arsye, ministrja Ogerta Manastirliu, i urdhëroi që të pajisen me licencë, në të kundërtën do të merren masa.

Ndëshkimi do të jetë gjobë nga 500-1 mln lekë deri në mbylljen e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco