Ulje temperaturash, stuhi dhe rrebeshe shiu! Parashikimi i motit për sot

Ulje temperaturash, stuhi dhe rrebeshe shiu! Parashikimi i motit për sot

08:08, 10/11/2023
A+ Aa A-

Për ditën e premte vendi ynë pritet të ndikohet nga kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik shoqëruar me masa ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet fillimisht me kthjellime e vranësira në shtim deri të dendura. Pas orëve të mesditës mot i vranët në të gjithë territorin shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Duke filluar nga orët e pasdites përgjatë ultësirës perëndimore reshjet në periudha afatshkurtra me intensitet deri të lartë. Këto reshje do të jenë në formën e stuhive të forta dhe rrebesheve si dhe problematike për një periudhë të shkurtër kohore. Në majat e maleve në lindje të territorit reshje të dobëta dëbore.

Era do të fryjë relativisht intensive me drejtim jugperëndim – juglindje dhe shpejtësi mesatare 3-11 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetarë dhe lugina era intensive dhe shpejtësi 14-22 m/sek shoqëruar me valëzim në dete të forcës 4-6 ballë.

Temperaturat parashikohen:

-në zonat malore 7 deri 10°C

-në zonat e ulëta 10 deri 19°C

-në zonat bregdetare 12 deri 18°C

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco