Parashikimi i motit për ditën e sotme, 5 nëntor

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 5 nëntor

07:33, 05/11/2023
A+ Aa A-

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, dita e sotme nis me një  mot me alternime kthjellimesh e vranësirash me këto të fundit më tepër të theksuara në veriperëndim dhe jugperëndim.

Në orët e pasdites në zonën e veriperëndimit dhe jugperëndimit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Vlen për tu theksuar se sot pritet erë tepër intensive dhe problematike kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore.

Era pritet të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare 3-12m/s ndërsa me rrahje era intensive 15-25m/s shoqëruar me dallgëzim të lartë në dete të forcës 5-7 ballë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco