Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Gabriel Escobar 'sikleti' diplomatik i DASH

'68 mijë fëmijë të huaj të zhdukur në Shqipëri'/  Altin Hazizaj: Policia nuk i ka deklararuar të humbur këta të rinj

'68 mijë fëmijë të huaj të zhdukur në Shqipëri'/ Altin Hazizaj: Policia nuk i ka deklararuar të humbur këta të rinj

10:28, 19/10/2023
A+ Aa A-

Rreth 6 mijë fëmijë janë zhdukur në vendin tonë, shifër kjo mjaft alarmante e një krimi që ka kaluar në heshtje dhe po konsumohet në vendin tonë, e megjithatë nuk ka pasur apak vëmendje nga instancat përkatëse.

Altin Hazizaj, drejtor i CRCA- së i ftuar në ‘Kafe Shqeto’ mëngjesin e sotëm në një lidhje ‘Skype’, u shpreh se bëhet fjalë për diçka ilegale, pra këta janë fëmijë që kanë kaluar nga ajo që konsiderohet vija e gjelbërt, ose e thënë ndryshe nga mali.

Ai i ka bërë thirrje qeverisë dhe ministrive që të ndërveprojnë me njëra-tjetrën për ta parandaluar këtë fenomen që vazhdon nga viti 2019 e deri më sot.

Pjesë nga deklarata e tij:

Flavio: 68 mijë fëmijë të huaj janë zhdukur në territorin tonë, doja të dija si ratë në kontakt me këtë shifër?

Altin Hazizaj: Në fakt, ka disa rrethana se si na shpien te kjo shifër që nuk duhet marrë si e mirëqenë pasi shifrat mund të jenë edhe me të larta.

Bëhet fjalë për diçka ilegale, pra këta janë fëmijë që kanë kaluar nga ajo që konsiderohet vija e gjelbërt, pra e thënë ndryshe nga mali. Pra ajo që është përdorur si vijë e gjelbërt tipike për emigrantët shqiptarë që kanë përdorur malin për të shkuar në Greqi gjatë gjithë kësaj kohe në mënyrë të paligjshme, kjo metodë është përdorur tashmë për të hyrë ata në Shqipëri.

Fakti i dytë, ka pasur një raport në shkurt të këtij vitit që shërbeu si indicie nga ana e ‘Fiks Fare’ dhe e Policisë së Shtetit, pra ato janë bazuar në të dhënat e policisë ku bëhej fjalë për 30 mijë fëmijë të humbur dhe të zhdukur që policia nuk arrinte t’i gjendte apo të jepte përgjigje se ku janë këta fëmijë.

Nisur nga ky fakt ne si zyrë mësuam se duhet realizuar ajo që ne i themi një mision fakt-mbledhës ku intervistohen të gjithë ata që janë në kontakte me këta fëmijë për të marrë një panoramë të fenomenit, kush është legjislaconi që zbatohet dhe kush është zbatuar dhe a është zbatuar si duhet.

Sigurisht që kemi arritur në përfundimin që unë me bindjen time si profesionist themi që e kanë kaluar urgjencën, janë përtej urgjencës dhe duhen marrë nën hetim nga qeveria dhe nga dy ministritë që janë përgjegjëse në këtë moment padiskutim, pra të nisin të ndërveprojnë sepse ky fenomen vazhdon që nga viti 2019 dhe ende nuk ka një fund.

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco