Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Pse po e fal SPAK Veliajn?

VIDEO/ Bojkoti/ Zgjerohet protesta studentore, të rinjtë 'lidhen me pranga'

12:20, 18/10/2023
A+ Aa A-

Studentët e Mjekësisë vijojnë të bojkotojnë auditorët e universitetit, teksa sot kanë nisur protestën e radhës për të kundërshtuar ligjin që i detyron të punojnë në Shqipëri pas përfundimit të studimeve.

Me pankarta në duar dhe me thirrjet edhe ditën e sotme mjekët e rinj kanë nisur marshimin nga ambientet e Universitetit të Mjekësisë drejt Ministrisë së Arsimit.

Protesta e tyre u zgjerua me studentë nga fakultetet e tjera. Edhe studentët e Fakultetit Filologjik ishin të pranishëm, pasi qeveria ka abuzuar edhe me kontratat që u kishte premtuar.

Ata janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit dhe kanë vijuar protestën e tyre duke hedhur letra higjienike drejt godinës, si edhe duke shfaqur posterat me parrulla që kundërshtojnë ligjin.

Disa prej studentëve u lidhën me pranga në mënyrë simbolike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco