Të shpëtojmë jetën e Joanit, 30-vjeçari vuan nga një sëmundje e rëndë

Të shpëtojmë jetën e Joanit, 30-vjeçari vuan nga një sëmundje e rëndë

15:33, 17/10/2023
A+ Aa A-

Joan Nuni Nasto, një 30-vjeçar nga qyteti i Bilishtit i diagnostikuar me limfome difuze në dhjetor të vitit 2022 ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve.

Image

Prej disa muajsh kimioterapi në Selanik në spitalin ‘Theagenio’ u duk sikur gjednaj e tij shëndetësore tashmë po shkonte dejt rrugës së shërimit, madje edhe mjekët i kishin dhënë shpresa pozitive.

Mirëpo, kjo sëmundje e cila nuk njeh moshë duket se u kthye në armikun e tij kryesor dhe zgjidhja e vetme që mjekët japin është transplanti autolog i qelizave staminale.

Trajtim ky i cili do të zhvillohet në spitalin ‘Papanicolau’ në Selanik dhe kushton mbi 100 mijë euro.

Image

E papërballueshme kjo për famijarët e tij të cilët vite me parë kanë humbur dhe babanë e Joanit, ata apelojnë për ndihmë.

Image

Një ‘Gofundme’  është hapur në rrjet në emër të Jonait dhe cilido nga ne të ketë mundësi, le të ndihmojmë sado pak në shpëtimin e një jete.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco