SYRI TV/ Panairi i prodhimeve lokale në Dibër, fermerët ankohen për prodhimin dhe problematikat

12:52, 17/10/2023
A+ Aa A-

Më pak fruta dhe çmime më të larta. Kjo është situata e fermerëve të Dibrës, të cilët tregojnë se këtë vit kushtet atmosferike kanë ndikuar që prodhimi të jetë jo në pritshmëritë e tyre. Nga ana tjetër qytetarët ankohen për çmimet e larta.

Nga SYRI TV

Në Dibër ka nisur vjelja e frutave të stinës, si molla dhe kumbulla. Fermerët e fshatrave të kësaj bashkie, kanë zbritur në një panairi lokal të mbajtur në Peshkopi, për të promovur prodhimet e tyre.

Prodhimi i frutave këtë vit nuk ka qenë në sezonin më të mirë, për shkak të kushteve atmosferike.

Nga ana tjetër, blerësit tregojnë pamundësinë e tyre për të përballuar çmimet e frutave dhe perimeve, që këtë vit kanë pësuar rritje.

Deri më tani, Dibra ende nuk ka një treg të mirëfilltë për prodhimet lokale, ndërsa premtimet vijojnë të jepen nga drejtuesit e pushtetit vendor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco