SYRI TV/ Thahet liqeni i Viroit në Gjirokastër, Flamur Golemi premtoi 12 muaj ujë

11:39, 14/10/2023
A+ Aa A-

Liqeni i Viroit prej katër muajsh është tharë. Në basenin e liqenit kanë mbirë barëra, ndërsa ujë nuk ka. Tre vjet më parë, kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi premtoi se liqeni nuk do të thahej më kurrë, duke e mbajtur me ujë 12 muaj të vitit. Por ky premtim duket se ka qenë vetëm propagandë.

SYRI TV

Në maj të vitit 2020, kryebashkiaku Flamur Golemi bënte shoë, duke lundruar me një skaf në ujërat e liqenit të Viroit. E mbi varkë, ai premtonte se do ta kthente këtë park në një atraksion turistik, jo vetëm për vendasit, por edhe për të huajt.

Prej më shumë se katër muajsh, parku ujor dhe i gjelbër i Viroit, është tharë. Ujë nuk ka, mbi basenin e liqenit ka mbirë bar, ndërsa gjendja në të cilën ndodhet ky atraksion, është shumë larg asaj që propagandohej dikur nga kryebashkiaku i Gjirokastrës.

Për parkun, kryebashkiaku Golemi shprehej se do të zbatonte një projekt, i cili konsistonte furnizimin me ujë të liqenit nga lumi i Kardhiqit. Por ky projekt duket se nuk është zbatuar kurrë, ndërsa qytetarët ndiejnë trishtim për këtë situatë.

Liqeni i Viroit i cili gjendet në hyrje të Gjirokastrës, përgjatë aksit rrugor Tepelenë – Gjirokastër, është një nga monumentet natyrore të qytetit, i shpallur si një zonë e mbrojtur në vitin 1982, ndërsa ka një sipërfaqe prej rreth 17.5 hektarësh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco