SYRI TV/ Breshëri u dëmtoi mollët, devollitët në hall: Nuk bëjnë për treg

11:30, 14/10/2023
A+ Aa A-

Fermerët e Devollit ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga Ministria e Bujqësisë nëse do të ketë ose jo dëmshpërblim për dëmet që shkaktoi breshëri në frutikulturë. Ndonëse kanë kaluar tre javë nga fatkeqësia natyrore, fermerët thonë se molla që u dëmtua nuk bën për treg, ndërsa për lëng frutash po shitet me 8 lekë të reja për kg.

SYRI TV

Tri javë pasi breshëri shkatërroi qindra hektarë me mollë në zonën e Korçës, Maliqit dhe Devollit, fermerët ende nuk kanë asnjë sinjal nga institucionet shtetërore se do të dëmshpërblehen.

Në Devoll, siç shihet dhe nga pamjet, një pjesë e mollëve kanë rënë në tokë, ndërsa ato që kanë mbetur janë thuajse jashtë çdo cilësie për tregtim.

Fermerët në Devoll thonë se për konsum molla e dëmtuar nuk shitet, ndërsa për prodhim lëngu, tregtarët po e kërkojnë me çmim deri në 8 lekë për kg.

Në pamundësi për t`u ringritur me shpenzimet e tyre, fermerët kërkojnë zgjidhje nga shteti, qoftë edhe me dhënien e kredive të buta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco