VIDEO/ 'Nuk dorëzohemi para padrejtësisë'/ Studentët e Mjekësisë vazhdojnë protestën

10:34, 11/10/2023
A+ Aa A-

Studentët e Mjekësisë vijojnë të bojkotojnë auditorët e universitetit dhe po zhvillojnë protesta për të kundërshtar ligjin që i detyron të punojnë 5 vite në Shqipëri pas përfundimit të studimeve.

Me pankarta në duar dhe me thirrjet "nuk dorëzohemi para padrejtësisë", edhe ditën e sotme studentët marshuan nga ambientet e Universitetit të Mjekësisë drejt Ministrisë së Arsimit.

Ndërkohë, vetëm një ditë më parë u miratua edhe pagesa që studentët duhet të paguajnë nëse nuk firmosin kontratën që u mban peng për 5 vite diplomën.

Bordi i administrimit të Universitetit të Mjekësisë Tiranë ka përllogaritur koston e një studenti, në vlerën 240 mijë lekë të reja për një vit akademik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco