Parashikimi i motit për ditën e nesërme, 11 tetor

Parashikimi i motit për ditën e nesërme, 11 tetor

13:45, 10/10/2023
A+ Aa A-

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak:

Ditën e Mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh e vranësirash në shtim në orët e mesditës. Vranësirat do të pasohen me reshje shiu me intensitet
të ulët në jug të vendit.

Era do të fryjë me drejtim juglindje –veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në bregdet e
lugina era fiton shpejtësi deri 11m/s duke bërë që valëzimi në dete do të jetë i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 7 deri 25 °C
në zonat e ulëta deri 10 deri 28°C
në zonat bregdetare 15 deri 29°C
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco