VIDEO SYRI TV/ ‘Pesta Amerikane’ përhapet në Gramsh, sëmundja rrezikon zhdukjen e bletëve

16:48, 09/10/2023
A+ Aa A-

Sëmundja parazite ‘Pesta Amerikane’ rrezikon të zhduk bletët në Gramsh. Veterineri Yzeir Miraka shprehet se në këtë zonë janë evidentuar më shumë se dy vatra dhe për këtë bënë thirrje të merren masa nga bletërritësit. Ndërkohë këta të fundit shprehen se ndihet të rrezikuar, pasi përhapja e kësaj sëmundje është e menjëhershme dhe për bletërritësit do të thotë falimentim.

Nga SYRI TV

Sëmundja ‘Pesta Amerikane’ e cila është përhapur me shpejtësi, rrezikon zhdukjen e bletëve në Gramsh. Deri më tani nga ekzaminimet e kryera nga specialistët janë vërejtur 2 vatra te kësaj sëmundje.

Specialisti veterinar Yzeir Miraka paralajmëron rrezikun që i kanoset koshereve të bletëve. Njëkohësisht ai i bën thirrje te gjithë bletareve të rrethit Gramsh që të kenë kujdes si dhe mënyrat që duhet të veprojmë ne rastin e shfaqjes së kësaj sëmundje.

Bletërritësi Gani Ismaili shprehet se në Gramsh janë më shumë se 2 vatra të sëmundjes ‘Pesta Amerikane’ dhe ndjehet i rrezikuar për bletët e tij.

Shkaqet e kësaj sëmundje kanë ardhur si pasojë e shtegtimit të bletëve pa kontroll. ‘Pesta Amerikane’ është një sëmundje infektive shumë e rrezikshme e cila duhet të izolohet menjëherë, nëse ajo ka përhapje të madhe atëherë aplikohet edhe djegia e koshereve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco