Zef Gjeta: Në lokalet shqiptare po hamë mish nga Zelanda

Zef Gjeta: Në lokalet shqiptare po hamë mish nga Zelanda

15:00, 09/10/2023
A+ Aa A-

Fermeri,  Alban Cakalli ka bërë një hartë shumë të veçantë ku tregon se në cilat zona po rriten më shumë fruta dhe perime të caktuara.

Mirëpo, sigurisht që pjesë e hartës është edhe blegtoria, si dy fusha të ildhura me njëra-tjetrën rishtazi.

Hartë kjo e cila ka pasur mjaft impakt në vend duke marrë mijëra pëlqime dhe komente nga pjesa e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.

Agronomi Zef Gjeta në një intervistë të dhënë u shpreh se në vendin tonë po vihet re gjithnjë e më shumë mungesa e bagëtive të imëta. 

Sipas tij, në restorantet shqiptare shërbehet mish i importuar nga Zelanda e Re.

“Ne për fat të keq nëpër lokale nuk hamë mishin tonë, mishi i bagëtive vjen nga Zelanda  e Re dhe Australia. Mishi i derrit, pula, vici vjen nga Argjentina dhe Brazili. Në një kohë që Evropa e ka ndaluar shumicën e tyre, ne nuk e kemi bërë ende”, -tregoi ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco