TT

SYRI TV/ Në Përrenjas nisin blerjet e druve për dimrin, banorët ankohen për çmimin

14:33, 07/10/2023
A+ Aa A-

Qytetaret e Përrenjasit kanë filluar blerjen e drurëve te zjarrit për përballimin e muajve te dimrit.

SYRI TV

Edhe pse Bashkia Përrenjas ka në administrim sipërfaqe të shumta pyjore, çmimet e shitjes së tyre janë te papërballueshme për banorët.

1 metër kub dru shitet nga 40 mijë deri ne 50 mijë lek te vjetra, pa llogaritur çmimin e kostos se trasportit dhe prerjes.

Qytetarët shprehen se e kanë te pamundur te blejnë sasinë duhur te drurëve për dimrin, pasi te ardhurat mujor qe kanë nuk u mjaftojnë. Më të vështirë për përballimin e çmimeve te druve, e kane pensionistet.

Ky problem pranohet edhe nga vetë administratori i fimës së druve kontraktuar nga bashkia Përrenjas për furnizimim me dru të qytetarët dhe shkollave. Shpëtim Laku shprehet se këtë vit porositë për blerjet e drurëve është i ulët e për këtë arsye çmimet janë reduktuar me 20% krahasuar me vitin e kaluar.

Si në qytetin e Përrenjasit dhe teëLibrazhdit të cilët janë zona të thella malore eksportohen dru, por për vendasit çmimet e vëna nga këto firma janë te papërballueshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco