SYRI TV/ Fshatrat e Vlorës pa ujë, banorët: S’kemi shpresa te bashkia për të rregulluar

14:07, 07/10/2023
A+ Aa A-

Të mbushësh ujë me kafshë, ose të ngresh bidonat në krah disa kilometra ne fshatrat përreth për te gjetur ujë te pijshëm.

Kjo është situata sot në tre fshatra të Vlorës, shumë pranë pikës turistike. Rreth 500 familje te fshatrave Bestrova, Bunavia dhe kërkova prej 30 vitesh vuajnë mungesën e  ujit të pijshëm pasi rrjeti i ujësjellësit është dëmtuar dhe nuk është marrë asnjë mas137 nga bashkia për rregullimin e saj.

Banoret e këtyre fshatrave thonë se ndihen të braktisur nga bashkia Vlorë dhe nuk kanë shpresë për rregullime të rrjetit të ujësjëllësit. Ata thonë se kjo situatë për ta është vështire por dhe e pa përballueshme. Kryesisht ujin e pijshëm detyrehen qe te blejnë ndërsa në banesat pranë tyre kane hapur edhe puse.

Fshatrat Bestrovë, Kërkovë dhe Bunavi janë vetëm 5 km larg qendrës së Vlorës, ndërsa për sa i përket investimeve dhe gjendjes së tyre, ato ndodhen shume larg vëmendje s se bashkisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco