VIDEO SYRI TV/ Nis faza e lirë e regjistrimit në Universitete

18:10, 04/10/2023
A+ Aa A-

Të gjithë maturantët që nuk mundën të regjistrohen në Universitet në fazën e parë apo të dytë, përmes fazës së lirë do të kenë mundësi të regjistrohen në fakultetet ku kanë mbetur kuota të lira. Afati do të jetë nga data 4 deri më 18 tetor, ndërsa regjistrimi duhet të bëhet fizikisht me dokumentacionin përkatës.

Nga SYRI TV

Maturantët që nuk mundën të regjistrohen në universitet në fazën e parë dhe të dytë, kanë mundësinë tjetër të regjistrimit përmes fazës së lirë nga data 4 deri më 18 tetor. Ndryshe nga dy fazat e para ku përzgjedhja e degëve u bë online përmes portalit të aplikimit universitar U-Albania, në fazën e lirë maturantët duhet të regjistrohen fizikisht me dokumentacionin përkatës, pranë fakulteteve ku kanë mbetur ende kuota të lira.

Megjithatë pavarësisht se regjistrimi në këtë fazë bëhet fizikisht, mbetet kusht që të jetë bërë aplikimi online në portalin U-Albania gjatë raundit të parë apo të dytë.

Deri më tani për këtë vit akademik në të dyja fazat janë regjistruar në sistem rreth 20 mijë maturantë që kanë kërkuar të vazhdojnë studimet e larta në universitetet publike apo private në Shqipëri, nga 30 rreth mijë që ishin në total.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco