SYRI TV/ Bashkia e Elbasanit i jep miliona inceneratorit, mbetjet urbane ndotin Llixhat

12:00, 22/09/2023
A+ Aa A-

Teksa bashkia e Elbasanit paguan çdo muaj qindra mijëra euro për inceneratorin, mbetjet urbane kanë ndotur zonën turistike të Llixhave. Situatën shqetësuese me mbetjet e denoncojnë turistët që vijnë për kurim në banjat termale të Llixhave

SYRI TV

Pamjet nuk kanë nevojë për shumë koment, mbetjet urbane në zonën turistike të Llixhave në Elbasan duket se nuk pastrohen, apo pastrohen shumë rrallë.

Siç shihet nga pamjet, shpesh mbetjet urbane përfundojnë në kanalin ku kalojnë ujërat termale, ndërsa ndotja shkakton jo pak shqetësim te turistët në Llixha.

Kjo situatë vjen në një kohë, kur bashkia e Elbasanit paguan çdo muaj qindra mijëra euro për inceneratorin, që supozohet se mbledh mbetjet urbane që krijohen në territorin e kësaj bashkie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco