Moti sot dhe nesër: Kthehen vranësirat, shira në relievet malore

Moti sot dhe nesër: Kthehen vranësirat, shira në relievet malore

08:27, 21/09/2023
A+ Aa A-

 

Masat ajrore të paqëndrueshme nga Atlantiku po avancojnë drejt Europës Qendrore të cilat do të ndikojnë edhe rajonin e Mesdheut në ditët në vijim.

E enjte, 21 shtator 2023

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe rreshje shiu në veri pjesërisht në zonat kodrinore. Era do të jetë me drejtim jug-perëndim (SW) me shpejtësi 6 -12 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie të lehta në mesditë.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zonat malore 16/28°C
Zonat e ulëta 18/33°C
Zonat bregdetare 23/31°C

Kosovë

Kosova për dt. 21 Shtator 2023 do të ketë mot me vranësira dhe reshje të pakta.  Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 16°C – 19°C  në mëngjes deri në 29°C -32°C gradë Celcius në mesditë.

E premte, 22 shtator 2023

Moti do të jetë me kthjellime vranësira të pakta deri mesatare në veri dhe verilindje. Era do të jetë me drejtim jug-perëndim (SW) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 1,0-1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mesditë.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zonat malore 16/32°C
Zonat e ulëta 19/35°C
Zonat bregdetare 23/33°C/ Sipas RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco