Parashikimi javor i motit, ja çfarë na pret ditët në vazhdim

Parashikimi javor i motit, ja çfarë na pret ditët në vazhdim

23:13, 18/09/2023
A+ Aa A-

Për javën që presim përpara vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Kjo situatë vjen si pasojë e ndikimit që ende vijon të Anticiklonit Afrikan i cili sjellë me vehte jo vetëm masa ajrore të thata por edhe të nxehta me temperatura të cilat në vlerat e mesditës vijojnë të jenë relativisht të larta për periudhën që ndodhemi.

Në këtë mënyrë moti për të gjitha ditët e javës parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit por edhe alternime vranësirash kalimtare kryesisht në mesditë dhe pasdite.

Në relievet malore në lindje vranësirat do të jenë hera-herës deri të dendura shoqëruar me reshje shiu tepër afatshkurtra dhe intensitet të ulët.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë me shpejtësi mesatare 1-5 m/s dhe drejtim kryesisht nga kuadrati i veriut.

Ditën e Enjte dhe atë të Premte era bëhet relativisht intensive dhe shpejtësi 3-10 m/s dhe drejtim nga kuadrati i jugut./SHMU

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco