Lajmi i fundit

EMRI/ Vrau çiftin e të moshuarve, policia identifikon autorin e krimit…

Censi i Popullisë dhe Banesave/ Kisha Ortodokse apel besimtarëve: Tregoni vëmendje në plotësimin e përkatësisë fetare

Censi i Popullisë dhe Banesave/ Kisha Ortodokse apel besimtarëve: Tregoni vëmendje në plotësimin e përkatësisë fetare

11:24, 18/09/2023
A+ Aa A-

Ditën e sotme do të nisë Censi i Popullsisë dhe Banesave. Në nisje të regjistrimit të popullsisë, Kisha Ortodokse e Shqipërisë u ka bërë thirrje besimtarëve ortodoksë që t’u përgjigjen pyetjeve të Censit në lidhje me besimin fetar. Në një postim në Facebook, Kisha Ortodokse iu ka bërë apel besimtarëve që të tregohet vëmendje dhe përgjegjshmëri për të plotësuar përkatësinë fetare.

NJOFTIMI I PLOTË I KISHËS ORTODOKSE:

Nga dita e hënë, datë 18 shtator 2023, dhe në 6 javët në vazhdim, në të gjithë vendin do të kryhet Regjistrimi/Censi i Popullsisë dhe Banesave. Në këtë proces të rëndësishëm do të regjistrohen edhe të dhënat e përkatësisë së besimit fetar. Meqë kjo pjesë e Censit është lënë vetëm fakultative, tregoni vëmendje dhe përgjegjshmëri, duke kërkuar shënimin e identitetit tuaj fetar: “i/e krishterë Ortodoks”. Kontrolloni dhe sigurohuni që përgjigjja e pyetjes në lidhje me përkatësinë fetare, që e plotëson anketuesi, të jetë hedhur saktë në tabletin (aparatin elektronik) me të cilin regjistron, sipas asaj që ju keni deklaruar.

Thirrja për besimtarët që të tregojnë besimin e tyre u bë dhe nga kryepeshkopi i Kishës Ortodokse, Anastas Janullatos, gjatë meshës së të dielës. “Le të marrim pjesë në Census duke pohuar me vendosmëri besimin tonë Orthodoks” –deklaroi kryepeshkopi Janullatos.

Edhe Komuniteti Mysliman Shqiptar dhe Kisha Katolike gjithashtu kanë bërë apel që të deklarohet përkatësia fetare.

Mbi 7 mijë e 500 anketues, mbikëqyrës dhe kontrollorë do jenë në terren, ndërsa të dhënat do të mblidhen në 6 javë. Për ata qytetarë që nuk do t’u përgjigjen pyetjeve apo të japin përgjigje të rreme ka penalitete që nis nga 50 mijë lekë gjobë. Të dhënat e para publikohen në qershor 2024. I gjithë procesi i Censit do të kryhet në mënyrë dixhitale përmes një tableti. Regjistrimi do të ofrojë të dhëna për popullsinë rezidente, mbi karakteristikat demografike, sociale, të dhëna për strehimin, shëndetësinë, punësimin e të tjera. Pyetësorët përmban 100 pyetje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco