Dita Boterore Ozonit – 16 Shtator 2023

Dita Boterore Ozonit – 16 Shtator 2023

11:09, 17/09/2023
A+ Aa A-

Të gjitha vendet e botës në 16 Shtator festojnë Ditën Botërore të Ozonit si dhe arritjet e Protokollit të Montrealit për Substancat që Shkatërrojnë Shtresën e Ozonit, në mbrojtjen e shtresës së ozonit dhe reduktimin e ndryshimeve klimatike.

Syri.net i bashkohet nismave që kanë për qëllim mbrojtjen e mjedisit, ashtu si çdo nisme që shkon në funksion të përmirësimit të jetës së njeriut në tokë.

Dita Botërore Ozonit u shpall në përkujtim të 16 Shtatorit 1987, dita e nënshkrimit të Protokollit të Montrealit, ku vendet Palë u angazhuan në gjetjen e makanizmave për mbrojtjen e shtesës së ozonit nëpërmjet instrumentin të eliminimit gradual të konsumit dhe prodhimit të substancave ozon holluese.

Tema e Ditës Botërore të Ozonit për vitin 2023 është "Protokolli i Montrealit: rregullimi i shtresës së ozonit dhe reduktimi i ndryshimeve klimatike".

Gjatë dekadave të fundit, kjo marrëveshje e rëndësishme mjedisore ka arritur rezultate të shkëlqyera. Përditësimi i fundit nga Paneli i Vlerësimit Shkencor për Protokollin e Montrealit konfirmoi se shtresa e ozonit është në rrugën e rimëkëmbjes . Ndërsa ndikimet natyrore te tilla si shpërthimi i Hunga Tonga në 2022 pritet të ndikojnë në madhësinë dhe kohën e vrimës së ozonit në 2023 për shkak të ndryshimeve të temperaturës mbi Antarktidë, rikuperimi I shtreses se ozonit mbetet në rrugën e duhur. Nivelet e ozonit pritet të kthehen në nivelet e para vitit 1980 rreth vitit 2066 mbi Antarktik.

Por ndërsa shtresa ozonit rimëkëmbet, planeti po nxehet me një shpejtësi alarmante. Pikerisht për këtë arësye, në 15 tetor 2016 u firmos Amendamenti Kigali i Protokollit të Montrealit nëpërmjet të  cilit synohet të reduktohet prodhimi dhe konsumi i hidrofluorokarboneve (HFCs) të cilat janë gaze me potencial të lartë të ngrohjes globale. Duke reduktuar gradualisht gazet HFC-të, Amendamenti i Kigalit pritet të parandalojë ngrohjen globale deri në 0.5 ° Celsius deri në fund të shekullit, duke dhënë kështu një kontribut pozitiv në arritjen e objektivave të marrëveshjes së Parisit. Zbatimi i masave për efiçencën e energjisë mund të dyfishojë këtë shifër.

Republika e Shqipërisë, është vendi i parë në rajon i cili ka ratifikuar Amendamentin e Kigalit, nëpërmjet Ligjit nr. 91/2018 “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Amendamentin e Kigalit të Protokollit të Montrealit për Substancat që Dëmtojnë Shtresën e Ozonit”, dhe rrjedhimisht është bërë pjesë e kalendareve për eliminin gradual të gazeve HFC sipas përcaktimeve të Amendamentit Kigali.

Celebrimi i Ditës Botërore të Ozonit dhe sukseseve të Protokollit të Montrealit, thekson edhe një herë rëndësinë e Protokollit duke siguruar që ai të mbetet instrumental në mbrojtjen e shëndetit të njeriut, natyrës dhe klimës për brezat e ardhshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco