Rezidencat në periferi, trendi i investimit në real estate

Rezidencat në periferi, trendi i investimit në real estate

15:06, 12/09/2023
A+ Aa A-

Me dinamizmin që ofron kryeqyteti, trendet e fundit që dominojnë ndërtesat shumëkatëshe apo rezidencatnë periferi, zgjedhja për shtëpinë ideale që ofron cilësinë maksimale të jetës,mbetet një vendimi rëndësishëm. Një nga më të rëndësishmit në jetën e kujtdo!

Pyetjeve të çdo blerësi që dëshiron të marrë përfitimet maksimale nga një shtëpi e re, i përgjigjet në të gjitha detajet kompleksi Collina Verde, i cili tashmë është drejt përfundimit dhe gatitë presë rezidentët e tij.

Me një largësi prej vetëm 8 km larg Sheshit “Skenderbej”, me akses në Parkun e Liqenit Artificial dhe atë të Liqenit të Farkëssi dhe fare pranë fshatrave piktoreske të Mulletit dhe Petrelës, Collina Verde është vendii duhur për ata që janë në kërkim “të të pazakontës.”

Vendosja strategjike e kthen Collina Verden në zgjedhje të parë për këdo që dëshiron të jetojë në mes të gjelbërimit. Po aq sa për të gjithë ata që kur blejnë një shtëpi mendojnë se ku do t’i çojnë fëmijët e tyre për t’u argëtuar apo për t’u shkolluar.Në një distancë prej 1.5 km banorët e kësaj lagjeje do të gjejnë qendrën tregtare TEG, shkolla, kopshte dhe universite, facilitete të nevojshme për çdo familje.

Gjithashtu, Collina Verde mundëson një park rekreativ me hapësira për të luajtur fëmijët, siguri të lartë dhe më e rëndësishmja privatësi. Numri i kufizuar i vilave, hapësirat, cilësia e lartëe ndërtimit sipas standardeve bashkëkohore apo komuniteti i përzgjedhur, janë veçori të cilat i shtojnë vlerën çdo vile të këtij kompleksi.

Collina Verde përbëhet nga rreth 80 vila, të vendosura në një sipërfaqe totale prej 84.700 m2.Vilat janë ideuar për t’u ofruar banorëve të këtij komuniteti elitar pamje të plotë dhe mundësi për të ushtruar aktivitetet e tyre të preferuara në natyrë.

Të jetosh si me pushime e njëkohësisht të kesh një hap larg gjithçka tjetër, nga puna dhe të gjitha aktivitetet e tjera që Tirana ofron është një luks për shumëkënd që dëshiron të marrë më të mirën nga jeta.

Të vendosura në mes të gjelbërimit, vilat e Collina Verde janë konceptuar për të ofruar standardet më të larta të një jetese të shëndetshme, me një arkitekturë moderne që ndërthur përsosmërisht elegancën me bukuritë natyrore, si dhe një mori benefitesh të jashtëzakonshme që sigurojnë komoditet dhe rehati të plotë. Duke ju bashkuar komunitetit të përzgjedhur të vilave luksoze në Collina Verde, ju do të keni përherë brenda vetes ndjesinë se jeni në një shtëpi pushimi dhe njëherësh të shijoni të gjithë dinamizmin e jetës përreth.

Nëse një ditë do të vendosni ta jepni me qira vilën tuaj, përfitimi do të jetë shumë i lartë. Kjo falë të gjithë faktorëve që e kanë kthyer periferinë  e Tiranës në zgjedhjen e së ardhmes. Karakteristika, të cilat janë të lakmueshme dhe që përqafohen pa asnjë hezitim sidomos nga komuniteti i shtetasve të huaj, të cilët ndodhen në Tiranë për punë ose për turizëm. Të gjitha këto mundësi, e lehtësojnë zgjedhjen dhe ju orientojnë drejt blerjes së collinas tuaj.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco