SYRI TV/ Falimenton kompania fasone në Pogradec, 28 punonjës pa punë, nuk u paguhet rroga

13:08, 12/09/2023
A+ Aa A-

Falimenton fasoneria në Pogradec, 28 punonjëse mbeten pa punë dhe nuk njoftohen nga pronari i kompanisë. Punonjësit, kryesisht zonja, protestuan këtë të martë duke kërkuar pagat e prapambetura dhe pagesën e sigurimeve shoqërore.

Nga SYRI TV

28 punonjës të një fasonerie në Pogradec protestuan këtë të martë për shkak të largimit pa njoftim nga puna dhe mosshlyerjes së detyrimeve nga punëdhënësi, ALB-KONFRX.

Punonjësit janë shprehur se ditën e hënë janë paraqitur si zakonisht në punë, por dera e objektit ka qenë e mbyllur, ndërsa atyre nuk u është dhënë asnjë shpjegim për mbylljen e kompanisë.

Gjithashtu, punonjësit pretendojnë se nuk u është paguar rroga e muajit gusht dhe sigurimet shoqërore.

Për këtë shqetësim punonjësit e fasonerisë i janë drejtuar me një shkresë Inspektoriatit Shtetëror të Punës, ku kërkojnë marrjen e masave ndaj kompanisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco