Nisja e vitit të ri shkollor, nga ora 07:00 deri në 09:00 ndalohet qarkullimi i furgonëve të mallrave në Tiranë

Nisja e vitit të ri shkollor, nga ora 07:00 deri në 09:00 ndalohet qarkullimi i furgonëve të mallrave në Tiranë

13:08, 07/09/2023
A+ Aa A-

Nga e hëna, asnjë mjet i transportit të mallrave, kryesisht ushqimore, që furnizojnë supermarketet e Tiranës, nuk do të qarkullojë në orarin 07:00 – 09:00 të mëngjesit.

Me nisjen e vitit të ri shkollor rikthehet edhe urdhëri i Bashkisë së Tiranës për ndalimin e qarkullimit për furgonët, në mënyrë që të lehtësohet lëvizja e prindërve që çojnë fëmijët në shkollë.

Gjithashtu  gjatë ditës do të ndalohet edhe qarkullimi i fadromave apo mjeteve të rënda, të cilat do duhet të punojnë pas orës 20:00 të mbrëmjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco