Froseda Tole: Zbulimi i rrallë në Lin i solli qytetit një vrull turistësh

12:36, 07/09/2023
A+ Aa A-

E ftuar ditën e sotme 'Kafe Shqeto’ ishte drejtoresha e muzeut të qytetit të Pogradecit, Froseda Tole e cila ka komentuar vendbanimin 8500-vjeçar të Linit më i vjetri në Evropë .

Tole është shprehur se me gjetjen e këtij palafiti numri i turistëve këtë sezon u shtua në Pogradec dhe qindra turistë europianë kanë shfaqur kureshtje për të ditur më shumë rreth kësaj çështje.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Froseda Tole: ‘Lajmi i përhapur për gjetjen e palafitit të Boqezës por mbi të gjitha për cilësimin e tij si palafiti më i vjetër, pra vendbanim i më i vjetër i të gjithë Europës ka bërë një bum të madh dhe ka sjellë interes të jashtëzakonshëm te turistët, tek ata që aktualisht kanë qenë këtu në Pogradec.

Por, ka sjellë edhe turistë të tjerë sidomos këtu në muze një nga pyetjet e para që vizitorët bënin ishte: Çfarë mund të shohim nga palafitet, nëse ju keni diçka në muze  apo duhet të shkojmë të shohim diçka në terren ishte me të vërtetë lajmi që ka bërë impaktin më të madh.

Flavio: A kemi një gjeografi të ktyre turistëve pra a janë europianë, kinezë..?

Froseda Tole: 'Janë kryesisht nga Europa, sidomos pjesa e Europës Veriore hollandezë, polakë gjithashtu edhe nga Norvegjia, Suedia edhe italianë por më të paktë në numër.

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco