Shtyhet afati i regjistrimit për vitin shkollor 2023-2024

Shtyhet afati i regjistrimit për vitin shkollor 2023-2024

11:39, 07/09/2023
A+ Aa A-

Ministria e Arsimit ka njoftuar se është shtyrë afati i rigjistrimit për vitin shkollor 2023-24.

Afati i paracaktuar përfundoi me datë  4 shtator, për klasën e parë, gjimnaz ose shkollë të mesme të orientuar.

Tanimë nxënësit do te kenë mundësinë të kryejnë regjistrimet e tyre deri më tani 10 shtator.

Ndërkohë për shkollat e mesme profesionale dhe gjimnaz më kohë të pjesshëm mbi 18-vjeç, regjistrimit do vijojnë të mbeten të hapura deri më  datë 30 shtator.

Njoftimi i Ministrisë së Arsimit:

📌NJOFTIM!

📌Shtyrje e afatit të regjistrimit, për vitin shkollor 2023-2024.

Të nderuar prindër dhe nxënës!

👉Procesi i regjistrimit të nxënësve për vitin shkollor 2023-2024 për klasën e parë, gjimnaz ose shkollë të mesme të orientuar do të shtyhet deri më datë 10.09.2023 ora 23:59.

👉Regjistrimi i nxënësve për vitin shkollor 2023-2024, për shkollën e mesme profesionale dhe gjimnaz me kohë të pjesshme mbi 18 vjeç do të vijojnë të mbeten të hapura deri më datë 30.09.2023 ora 23:59.

SUKSESE!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco