VIDEO-SYRI TV/ Kukës, banorët në pamundësi ekonomike: Blejmë rroba të përdorua

15:22, 05/09/2023
A+ Aa A-

Kukësi qyteti me shpopullimin më të madh po përballet dhe me nivelin e lartë të varfërisë. Në këtë sezon kur nis procesi mësimor, banorët pohojnë se kanë pamundësi blerjesh duke parë si mundësi tregun e rrobave të përdorura. Jetesa është bërë shumë e shtrenjtë sipas tyre, ndërkohë që niveli i papunësisë është rritur.

Nga SYRI TV

Muaji shtator sjell shpenzime për familjet kuksiane që kanë fëmijët në shkollë. Prindërve u duhet një shpenzim prej 100-150 mijë lek të vjetra për një fëmijë që kanë në shkollë. Ata shprehen se blerjet e rrobave e çantës së shkollës kanë menduar të bëjnë tek tregu i rrobave të përdorura, pasi çmimet janë dukshëm më të ulëta.

Ndërkohë tregtarët e rrobave të përdorura pohojnë faktin se prindërit kanë ardhur për të blerë tek ta.

Në vëzhgimin e bërë në tregun industrial ku tregtohen rrobat e reja fuqia blerëse është shumë e ulët.

vetë nxënësit e shkollës së mesme që ndeshen me çmimet e larta e pohojnë këtë fakt.

Një faktor tjetër është dhe ai ai i emigrimit. ky pensionist, thotë se nuk ka asnjë nip apo mbesë në shkollë, pasi djemtë e tij kanë emigruar.

Fillimi i vitit shkollorë në Kukës po ndeshet me rënie të numrit të nxënësve si shkak emigrimit masiv dhe plakja e popullsisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco