VIDEO-SYRI TV/ Fshati Luar në Roskovec probleme me ujin, banorët: Jemi sëmurë nga ndotja

15:30, 03/09/2023
A+ Aa A-

Të kesh ujë në çezma, por të mos e konsumosh. Kjo është situata në fshatin Luar të Roskovecit, ku uji i çezmave shkon i ndotur, duke sjellë probleme shëndetësore për banorët e fshatit.

Nga SYRI TV

Për banorët, uji që u vjen në çezma është i pa përdorshëm për konsum, për shkak të ndotjes.

Efekte kur mbush bidonin ai burri

Sipas tyre, për shkak të ndotjes, uji ka shkaktuar dëme shëndetësore te shumë banorë në fshat.

Por teksa nuk përdoret për konsum, uji i çezmave sipas banorëve është i papërdorshëm edhe për larjen e rrobave.

Shqetësimin për situatën me ujin, banorët e kanë ngritur në nivel zyrtar, por deri më tani, ata nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga bashkia apo ujësjellësi i Roskovecit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco