Lajmi i fundit

TASK FORCE/ I korruptuar, fundi pa lavdi i Erion Veliajt

Kukësi, qyteti shqiptar që e zbrazi TikTok

Kukësi, qyteti shqiptar që e zbrazi TikTok

21:41, 26/08/2023
A+ Aa A-

32- vjeçari Besmir Billa tregon se zgjodhi çiftelinë para Anglisë

“Qyteti shqiptar qe e zbrazi TikTok” kështu titullohet një reportazh i gjatë i realizuar nga gazetarët e agjencisë “Coda Story”, e cila trajton tematika mbi rrymat e dezinformimit në teknologjisë.

Qyteti që i referohet është Kukësi, i cili në dekadën e fundit po përjeton një zbrazje të frikshme, dhe ndikues janë piëkrisht rrejtet sociale, videot në TikTok dhe Instagram.

Të cilat shfaqin një jetë paralele, luksi të shfrenuar të personave që emigruan, kryesisht në  britanin e madhe.

“Coda” e ka sjell këtë fenomen nëpërmjetë disa personazheve midis tyre edhe historia e Besmir Billës, i cili ka zgjedhur të mos largohet nga qyteti i lindjes Kukësi, por të ndërtojë të ardhmen në vendin e tij, duke i rënë çiftelisë.

“Dikur kisha në mendjen time një ide të largohesha nga ky vend dhe të shkoja jashtë. Sigurisht, si gjithë të tjerët edhe unë kam menduar për këtë”, rrëfen Billa i cili thotë se që nga rënia e komunizmit në 1991, Kukësi ka humbur afërsisht gjysmën e popullsisë së tij.

Vitet e fundit, mijëra të rinj, kryesisht djem dhe burra, kanë hedhur zarin dhe kanë udhëtuar në Angli, shpesh me varka të vogla dhe pa dokumente të duhura, madje duke rrezikuar edhe jetën.

Billa 32 vjeç zgjodhi të mos largohej. Ai gjeti një punë në vendlindjen e tij dhe qëndroi me familjen e tij. Por për një person të moshës së tij, kjo është i pazakontë.

Gjatë gjithë kohës, në këtë qytet, ekziston një realitet paralel që luhet larg shtëpisë, një realitet që kukësianët e shohin në pamje të parë në TikTok dhe Instagram.

Videot u tregojnë atyre një pamje shumë të kuruar se si mund të dukej jeta e tyre nëse do të largoheshin nga ky vend: punë të mira, shumë para, blerje në dyqanet e stilistëve dhe lëvizja nëpër Londër me makina të shpejta.

Ndërsa ata që jetojnë në Kukës përballen me jetë të vështirë, pagat janë të ulëta, çmimet që po rriten çdo ditë dhe mbijetesa është e vështirë.

Për të rinjtë që rriten në qytet, është e vështirë t’i bindësh se këtu ka një të ardhme. Këtë vështirësi ka edhe Billa me dy nipat e tij. Edhe pse në moshë 7 dhe 11 vjeç, edhe ata si çdo i ri tjetër janë të ndikuar ndaj videove luksoze të stilit të jetesës nga Britania e Madhe, të cilat bien ndesh me vlerat që ai po përpiqet t’u mësojë atyre.

Billa ndihet sikur po lufton kundër një algoritmi, duke u përpjekur t’u tregojë nipave të tij se mënyra e jetesës që promovojnë videot nuk është reale, dhe kjo është drama e qytetit verilindor i cili po boshatiset çdo vit e më shumë.

Në vitin 2022, numri i personave që u larguan nga Shqipëria për në Mbretërinë e Bashkuar u rrit në mënyrë dramatike, si dhe numri i atyre që kërkuan azil, duke arritur në 16,000, trefishi më shumë se një vit më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco