VIDEO SYRI TV/ Peticioni i studentëve: Reduktim 50% të tarifës për masterin

16:13, 19/08/2023
A+ Aa A-

Përmes një peticioni studentët kërkojnë reduktim të tarifave deri në 50% për ciklin master, gjithashtu edhe bursë për studentët ekselentë dhe shtresat në nevojë. Ata argumentojnë se pagesa e tarifës dhe kostot e jetesës janë të papërballueshme, ndaj kërkojnë miratimin e kërkesës në mënyrë që të mos shohin si të vetmen zgjidhje largimin nga vendi.

Nga SYRI TV

Një grup studentësh kanë hartuar një peticion ku kërkojnë reduktim të tarifave të masterit si dhe bursë për studentët ekselentë e shtresat në nevojë për ciklin e studimeve master.

Nisur nga fakti që Ministria e Arsimit ka dhënë bursë me vlerë 40 mijë lekë të reja nga paga minimale për degët prioritare ky është diskriminim për studentët e masterit të cilët paguajnë tarifën e plotë që kushton nga 120 mijë deri në 160 mijë lekë të reja-argumentohet në këtë peticion. 

Kërkesat e studentëve ndaj që Ministrisë së Arsimit dhe qeverisë janë që për studentët e masterit tarifa të reduktohet me 50% të shumës. Kjo vlen gjithashtu edhe për studentët ekselentë dhe shtresat në nevojë në këtë cikël studimesh.

Pagesa e tarifës konsiderohet e papërballueshme nga studentët, duke marrë parasysh kostot e larta të jetesës, që nga qiraja, kostot e transportit, ushqimet, librat, veshjet etj, ndërkohë që rroga minimale në vend është 40 mijë lekë të reja. 

Studentët e masterit kërkojnë të mos jenë të diskriminuar nga projektet e njëanshme që bëjnë Ministria e Arsimit dhe Kryeministri, ndaj kërkojnë të miratohet kjo kërkesë e tyre në mënyrë që të mos shohin si të vetmen zgjidhje largimin nga vendi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco