Vogëlushja e paralizuar kërcen si 'balerinë profesioniste'

Vogëlushja e paralizuar kërcen si 'balerinë profesioniste'

23:29, 18/08/2023
A+ Aa A-

Një video e një vajze të vogël duke kërcyer po bën xhiron e rrjetit. Përveç shfaqjes që ajo dhuron, historia e protagonistes ka tërhequr edhe më shumë njerëzit.

Vogëlushja ecën me vështirësi dhe vetëm me ndihmën e patericave, ose lëviz me karrocë. Megjithatë, kjo nuk e pengon atë të kërcejë dhe të ndjekë pasionin.

Në videon disa minutëshë duket vogëlushja që ngrihet nga karroca me rrota, hedh patericën që përdor për mbështetje dhe fillon të kërcejë.

Sipas përshkrimit të videos së publikuar nga nëna e saj, qysh kur ishte shtatë javëshe vajza iu nënshtrua një operacioni shumë të rëndë, i cili e la të paralizuar.

Megjithatë, asaj i pëlqen të kërcejë dhe nuk është dorëzuar.

''Kjo është vajza ime e mrekullueshme, ajo u paralizua gjatë operacionit të aortës në moshën 7 javëshe. Ajo do që të kërcejë, 💕 Nuk e ndalim këtë balerin të vogël!'',- shkruan e ëma në Facebook


© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco