VIDEO-SYRI TV/ Amortizohet aksi Elbasan-Cërrik, banorët: Shkak punimet e dobëta, të rregullohet

21:51, 17/08/2023
A+ Aa A-

Prej 1 viti rruga Elbasan-Cërrik është amortizuar duke krijuar gropa dhe disnivele të shumta, çfarë shkakton problem tek drejtuesit e mjeteve. Banorët e zonës fajësojnë firmën kontraktuese për punime të cilësisë së dobët dhe kërkojnë rikonstruksionin e rrugës sa më shpejt.

Nga SYRI TV

Aksi Elbasan-Cërrik, prej 1 viti është degraduar. Asfalti ka pësuar çarje çfarë shkakton probleme për qarkullimin e mjeteve dhe sipas banorëve të zonës, shkak janë bërë punimet me cilësi të dobët.

Ata shprehen se edhe pse u janë bërë mjaft premtime, rruga ende nuk është rikonstruktuar. Banoret apelojnë që të ndërhyhet sa më parë.

Duke filluar nga Kuqani, kthesa e Llixhave dhe deri në dalje të Shirgjanit ky aks ka krijuar disnivele dhe gropa të cilët janë kthyer në një shqetësim të madh për drejtuesit e mjeteve të cilët për të shkuar në Cërrik apo Belsh apo Gramsh duhet të shkojnë nga Papri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco