Arsimi, Kushi: Fëmijët që mbushin 6 vjeç brenda vitit mund të regjistrohen në klasën e parë

Arsimi, Kushi: Fëmijët që mbushin 6 vjeç brenda vitit mund të regjistrohen në klasën e parë

09:13, 15/08/2023
A+ Aa A-

Ministrja e Arsimit ka njoftuar se këtë vit do të pranohen në klasën e parë jo vetëm fëmijët që i kanë mbushur 6 vjeç, ditën e parë të shkollës, por edhe ata që i mbushin brenda këtij viti, deri më 31 dhjetor 2023.

Ministrja e Arsimit dhe e Sportit Evis Kushi njoftoi në Fb: “Me ndryshimet që miratuam në Ligjin për Arsimin Parauniversitar, edhe vogëlushët që mbushin 6 vjeç deri në datën 31 dhjetor do të kenë mundësi të regjistrohen në klasë të parë për vitin e ri shkollor 2023 - 2024.

Të gjithë prindërit që mendojnë se fëmijët e tyre, edhe pse ende nuk i kanë mbushur 6 vjeç e kanë tashmë zhvillimin dhe përgatitjen e duhur, si dhe kanë dëshirë t’i regjistrojnë ata në klasë të parë, janë të ftuar të aplikojnë në sistemin e-Albania nga 🗓 data 21 gusht deri më 1 shtator. Ky afat vlen edhe për të gjithë ata prindër që nuk kanë arritur dot të bëjnë gjatë fazës së parë regjistrimet për fëmijët e tyre në klasën e parë dhe të dhjetë.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco