Parashikimi i motit për fundjavë, ja çfarë nga pret

Parashikimi i motit për fundjavë, ja çfarë nga pret

12:15, 11/08/2023
A+ Aa A-

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: 

Këtë fundjavë do të kemi mbizotërim të kushteve të qëndrueshme atmosferike, falë masave ajrore relativisht të thata.

Moti do të jetë i kthjellët deri në mesdite, më pas zhvillim dhe alternime të vranësirave mesatare deri të dendura ndërsa gjatë natës sërish kthjellime.

Ditën e Diel reshje të dobta shiu do të jenë prezente në male në pjesën juglindore të vendit.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina hera-herës do të jetë me rrahje me shpejtësi deri 13m/s.

Valëzimi në Detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-3 ballë.
Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco