SYRI TV/ Manastiri i Ardenicës, turistët e huaj: Ky vend është magjik

15:50, 10/08/2023
A+ Aa A-

Ndonëse Manastiri i Ardenicës është një prej vendeve më të vizituara përgjatë sezonit veror, informacionet për të janë në nivele të ulëta. Turistët e huaj thonë se u pëlqen historia dhe veçantia e Manastirit, megjithëse rruga për të mbërritur në destinacion është e vështirë.

SYRI TV

Manastiri i Ardenicës mbetet  një ndër destinacionet më të vizituara nga turistët e huaj dhe nga shqiptarët. Historia e veçantë e manastirit, guidat turistike dhe rrëfimet e lexuara, kanë bërë që shumica e turistëve të kenë kërshërinë për ta vizituar Shqipërinë përgjatë gjithë sezonit veror. 

Ishte kënaqësi për ne të shihnim gjithë këto dokumenta në italisht, për të kuptuar çfarë ka ndodhur nëpër kohë. Kemi dëshirë të vizitojmë edhe Beratin.

Kemi ndaluar pikërisht për të ardhur tek Manastiri, përshkuam rrugën nga Vlora drejt Beratit dhe bëmë një ndalesë tek Manastiri. Më duhet të them që ky vend qenka magjik dhe na la me gojë hapur kur hymë në brendësi.

Ne kemi ardhur me guidë turistike që përfshinte edhe vizitën e Manastirit dhe përfituam që të vinim këtu. 

Ishte e vështirë për të ardhur deri këtu, por ia vlente e gjithë rruga. Manastiri është i bukur, ka punime interesante të gurit. Në manastir na dhanë një broshurë me informacione. Kam marrë informacione dhe më herët para se të vija këtu, pasi unë jam piktor dhe erdha të shihja pikturat. 

Ndonëse numri i vizitorvëve është i lartë, informacioni për këtë atraksion turistik është në nivele të ulëta. Përveç të tjerave mungojnë edhe tabelat orientuese.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco