Njohja e pensioneve, protestë para ambasadës italiane. Ambasadori: Marrëveshja do të mbyllet shumë shpejt

Njohja e pensioneve, protestë para ambasadës italiane. Ambasadori: Marrëveshja do të mbyllet shumë shpejt

13:34, 10/08/2023
A+ Aa A-

Edhe pse ka kaluar 1 vit nga dakordësimi i marrëveshjes teknike për njohjen e pensioneve mes Italisë dhe Shqipërisë ende nuk është bërë e mundur ratifikimi i saj. Të indinjuar nga procedurat e ngadalta, një grup punonjësish shqiptarë dhe italianë protestuan para ambasadës italiane, ku shprehën pakënaqësitë për mosfinalizimin ende të kësaj marrëveshje, e cila prek të ardhmen e punonjësve të dy vendeve.

Protestuesit u pritën nga ambasadori italian Fabrizio Buçi, i cili u premtoi se shumë shpejt do të përmbyllet marrëveshja përfundimtare për pensionet mes dy vendeve. “Nga ana e qeverisë së Italisë është vullneti i plotë për të arritur këtë marrëveshje. Jemi në hapat e fundit. Mungojnë detaje formale, ne jemi të angazhuar për të arritur këtë marrëveshje. E di që keni shumë vite që e prisni, ju lutem vetëm të keni edhe pak durim. Në javët e ardhshme apo muajin e ardhshëm mund të realizohet firmosja e marrëveshjes italo-shqiptare. Ka qenë pak e vështirë sepse ka pasur disa teknikalitete për procedurë. Keni fjalën time, që nga pala italiane po bëhet maksimumi”, tha Buçi.

Marrëveshja për pensionet nënkupton që qytetarët të cilët jetojnë dhe punojnë në një vend tjetër dhe më përpara kanë pasur kontribute edhe Shqipëri, këto kontribute mblidhen duke bërë të mundur që të përfitojnë pension në të dyja vendet. Përfitues nga kjo marrëveshje parashikohet të jenë afërsisht 500.000 mijë shtetas shqiptarë, të cilët jetojnë e punojnë në Itali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco