Parashikimi i motit për nesër, ja çfarë pritet të ndodhë

Parashikimi i motit për nesër, ja çfarë pritet të ndodhë

23:15, 09/08/2023
A+ Aa A-

Dita e Enjte parashikohet të jetë me diell në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa gjatë pasdites do të ketë alternime vranësirash në zonat malore.

Të gjithë ata që kanë për të shijuar pushimet do të ketë lajme të mira pasi ditët me diell janë rikthyer përsëri.

Vlen për tu theksuar si relativisht problematik elementi i erës, e cila do të jetë me rrahje dhe hera herës në orët e mesditës fiton shpejtësi 15-16m/s në bregdetin e jugut. Në ditët në vijim era do të fryjë me drejtim jugperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në bregdet e lugina fiton shpejtësi deri 13m/s.

Valëzimi në dete në pjesën më të madhe të ditëve do të jetë i Forcës 2-3ballë. Temperaturat do të arrijnë në vlerat e minimales ditën e Hënë, Peshkopia 12°C dhe në vlerat maksimale ditën e Premte kryesisht në zonat e ulta si Elbasani dhe Tirana me 37°C, Berati me 38°C, Gjirokastra 39°C. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju urojmë javë të këndshme!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco