Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Kapet në flagrancë Irena Gjoka

SHMU: Dita e djeshme dita më e nxehtë e 30 viteve të fundit

SHMU: Dita e djeshme dita më e nxehtë e 30 viteve të fundit

13:53, 26/07/2023
A+ Aa A-

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Dita e djeshme ka qënë dita më e nxehtë e 30 viteve të fundit.

Sipas të dhenave të regjistruara ndër vite në rrjetin e stacioneve të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak rekordin me temperatura të larta e mbante viti 2007 ku vlera e regjistruarë ka qënë 42.8°C në Kuçovë, ky rekord u thye ditën e djeshme ku termometri në Kuçovë regjistroi vlerën 44.0°C.

Ndërsa për Tiranën temperatura më e lartë ndër vite ka qënë 42.2°C dhe ditën e djeshme termometri regjistroi vlerën 43.0°C.

Gjithashtu temperatura më e lartë ndër vite u regjistrua ditën e djeshme edhe në Elbasan me 43.2°C , Vlorë me 42.2 dhe Durrës me 41.0°C.

Gradualisht kjo valë e të nxehtit ka filluar të terhiqet duke ja lënë vendin masave ajrore relativisht të paqëndrueshme.

Ditën e sotme termometri nuk do ti kalojë 37°C në zonat e ulëta.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco