Raiffeisen Bank prezanton kartat ECO: Shpenzo në mënyrë të përgjegjshme për një të ardhme të sigurt

Raiffeisen Bank prezanton kartat ECO: Shpenzo në mënyrë të përgjegjshme për një të ardhme të sigurt

08:59, 24/07/2023
A+ Aa A-

Bëhuni pjesë e rëndësishme për të mbrojtur mjedisin me kartat ECO nga Raiffeisen Bank

Në Raiffeisen Bank, bankingu i përgjegjshëm dhe qëndrueshmëria qëndrojnë në thelb të misionit tonë. Ne e kuptojmë se institucionet financiare kanë një rol vendimtar për të luajtur në adresimin e sfidave mjedisore globale dhe ne jemi plotësisht të përkushtuar për ta përmbushur këtë rol. Nëpërmjet ofrimit të kartave ECO të debitit Mastercard Standard & Gold , ne synojmë t'u ofrojmë klientëve tanë një zgjidhje inovative që përputhet me vlerat tona dhe promovon praktika të qëndrueshme.

Kartat tona ECO janë krijuar nga plastika e riciklueshme, duke reflektuar përkushtimin tonë për reduktimin e mbetjeve dhe promovimin e alternativave miqësore me mjedisin. Duke zgjedhur kartat ECO, klientët tanë jo vetëm që kanë komoditetin dhe përfitimet e një karte, por gjithashtu kontribuojnë në mënyrë aktive në ndërtimin e një të ardhmeje më të gjelbër. Duke përdorur këto karta mund të:

Ulni emëtimin e CO2 (dioksidit të karbonit) në atmospherë
Kufizoni hapësirat e mëdha që zënë grumbullimet e mbeturinave
Shmangni ndotjen e ujit dhe tokës me mikrogrimca
Reduktoni konsumin e naftës dhe energjisë që do të përdorej për të prodhuar kartat komplet plastike

Përveç përfitimeve mjedisore, kartat ECO të Raiffeisen Bank ruajnë standardet më të larta të sigurisë, komoditetit dhe pranimit global që klientët tanë kanë pritur nga ne. Me kartat tona ECO, ju mund të shijoni qetësinë duke ditur se po bëni një ndryshim pozitiv gjatë kryerjes së transaksioneve tuaja financiare.

Duke bërë kalimin në kartat tona ECO, ju mund të merrni pjesë aktive në udhëtimin tonë të qëndrueshmërisë dhe të frymëzoni ndryshime pozitive në jetën tuaj të përditshme. Çdo veprim i vogël ka rëndësi dhe së bashku mund të krijojmë një ndikim të rëndësishëm.

Ne jemi të përkushtuar të integrojmë bankingun e përgjegjshëm dhe qëndrueshmërinë në të gjitha aspektet e operacioneve tona, nga produktet dhe shërbimet tona deri te proceset tona të brendshme dhe iniciativat e angazhimit të komunitetit. Së bashku, ne mund të ndërtojmë një të ardhme më të qëndrueshme për të gjithë.

Për të mësuar më shumë rreth kartave tona ECO, ju lutemi vizitoni faqen tonë të internetit në www.raiffeisen.al

Raiffesien Bank Shqipëri është pjesë e grupit Raiffeisen Bank International me seli në Vienë, Austri. Raiffeisen Bank operon në tregun shqiptar prej vitit 2004 dhe është një nga bankat lider në industrinë bankare. Banka ofron një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh komerciale në 4 pikat kyçe të biznesit që operon - klientët individë, bizneset mikro, ndërmarrjet e vogla (SE) dhe korporatat dhe ju shërben më shumë se 460,000 klientëve.  Raiffeisen On, kanali digjital është platforma më inovative bankare në treg si edhe më e përdorura. Misioni ynë është  të transformojmë inovacionin e vazhdueshëm në eksperiencë të shkëlqyer për klientët me vizionin që të jemi grupi më i rekomanduar për shërbimet financiare. www.raiffeisen.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco