SYRI TV/ 'Syri i Kaltër' drejt braktisjes nga turistët, Kelmendi: E kemi hequr nga gudia turistike

15:56, 12/07/2023
A+ Aa A-

“Syri i Kaltër”, Monument Natyre rrezikon të mbetët pa vizitorë. Agjencia kroate e ka hequr nga gudia për shkak se vendosja e traut ka bërë të vështir vajtjen ne destinacion. Sipas drejtuesit e agjencisë kroate, mosha e tretë e cila viziton Shqipërinë nuk mund te eci në këmbë 30 minuta për të arritur te Syri i Kaltër. Institucionet kanë premtuar tramvaj, por jo vetëm tramvaj nuk është vendosur por nuk i është dhënë asnjë zgjidhje tjetër për të shkuar te ‘Syri i Kaltër’.

SYRI TV

Një nga vendet më të vizituara “Syri i Kaltër”, Monument Natyre rrezikon të mos vizitohet nga turistët. Shkak është bërë trau i vendosur  në fillim të rrugës që të çon në këtë vend turistik. Gazmend Kelmendi, drejtues i agjencisë turistike ne Kroaci, tregon se ka hequr nga gudia vizitën të syri i kaltër. Sipas tij mosha e tretë e  cila ka edhe numrin më të madh te vizitorëve që duan të shohin Shqipërinë nuk mund te shkojnë në këmbë nga trau deri te syri i kaltër pasi e kanë të pamundur. Sipas tij nga trau i vendosur që nuk lejon makinat, e deri te syri i kaltër është gati 30 apo 40 min në këmbë.

Tek “Syri i Kaltër” tre vite më parë u ndërhy duke ndërtuar rrugën hyrëse, rreth 3 km. U tha se do të përdorej tramvaj për të shkuar në destinacion, kjo për faktin se nuk do të lejoheshin mjetet,. Por ndërsa rruga u bë, mjetet nuk lejohen të hynë për të shkuar në destinacion dhe tramvaji ende nuk po duket. Dhe turisti stepet të marrë rrugën për të arritur brendësinë tek “Syri i Kaltër”.   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco