Lajmi i fundit

FOTO - Të mbytur në Drin/ Nëna me tre fëmijët e zhdukur në Shkodër - Shoqërohet bashkëshorti

VIDEO/ Amortizohen banesat sociale në Kuçovë, banorët: Ka myk dhe lagështirë

20:18, 01/07/2023
A+ Aa A-

Amortizohet godina e banesave sociale në Kuçovë. Lagështira, myku dhe dëmtimi i mureve, po rrezikon shëndetin e banorëve. Këta të fundit shprehen se i paguajnë qiranë bashkisë, por ajo nuk investon në mirëmbajtje.

Kjo është gjendja aktuale e pallatit të ndërtuar nga bashkia Kuçovë tre vjet më parë, ku janë shpërndarë apartamentet sociale për 12 familje.

Pa kaluar tre vjet nga ndërtimi, godina është amortizuar. Lagështira dhe dëmtime e ndryshme, kanë krijuar shqetësim për banorët që jetojnë këtu.

Banorët shprehen se i paguajnë rregullisht qiranë bashkisë Kuçovë, por ky institucion nuk ka marrë asnjë masë për riparimin e dëmtimeve në këto banesa.

Në këtë objekt jetojnë 12 familje në nevojë, të cilave, tashmë u shtohet edhe frika se myku mund tu rrezikojë shëndetin.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco