Fëmijë që nuk shkojnë në shkollë/ Numërohen 20 mijë raste në vendin tonë!

Fëmijë që nuk shkojnë në shkollë/ Numërohen 20 mijë raste në vendin tonë!

08:59, 19/06/2023
A+ Aa A-

Braktisja e shkollës nga fëmijët është një fenomen i njohur në Shqipëri ndër vite, por pak i studiuar.

Për herë të parë, në Ditën Botërore Kundër Punës së Fëmijëve, sindikatat e arsimit zbulojnë në një konferencë rajonale të zhvilluar në Tiranë se në vendin tonë numërohen rreth 20 mijë raste të tilla.

“Në Shqipëri nuk janë kryer studime të mirëfillta, por ne me punën tonë kemi zbuluar se nëse para 10 vitesh numri ka qenë 40 mijë, sot që flasim kjo shifër është përgjysmuar. Por prapë ne jemi të shqetësuar sepse fëmijët i gjen të punësuar në çdo front, te industria e lehtë, ndërtimi, fëmijë që braktisin shkollën edhe lypin”, shpjegon Sinkron Stavri Liko, ish-koordinator i projekteve kundër punës së fëmijëve.

Në dekadën e fundit ka pasur një ndërgjegjësim të familjeve shqiptare për rëndësinë e arsimimit, por fenomeni i braktisjes së shkollave nuk është zhdukur. Madje, ekspertët ngrënë alarmin e përkeqësimit të situatës si pasojë e pandemisë.

“Ky fenomen është shumë shqetësues, përmendim shifrat e UNICEF ku numri i fëmijëve që aktualisht punojnë dhe nuk shkojnë në shkollë është 160 milionë në të gjithë botën. Nga puna që ne kemi bërë me Sindikatat e Arsimit në Shqipëri shohim që fëmijët që e braktisin shkollën këtu janë kryesisht nga komuniteti rom dhe egjiptian, por sigurisht ka edhe kategori të tjera”, thotë Sinkron Samuel Grumiau, përfaqësues i Konfederatës ndërkombëtare të Sindikatave të Arsimit.

Braktisja e shkollës nga fëmijët shoqëruar me problematika të tjera në institucionet arsimore ndikojnë sipas Sindikatave në punësimin e mësuesve.

“Mësuesit rrezikojnë vendin e punës, se jo vetëm ky fenomen, por edhe emigracioni në masë edhe rënia e lindshmërisë i bën vendet e punës së mësuesve të rrezikuara”, shprehet Nevrus Kaptelli, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Arsimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco