Qershori me shi, por si do jetë korriku dhe gushti? Flet meteorologia!

Qershori me shi, por si do jetë korriku dhe gushti? Flet meteorologia!

11:18, 15/06/2023
A+ Aa A-

Qershori herë pas here ka patur shi, gjë e pazakontë pasi vitet e fundit ishim mësuar me diellin përvëlues. Megjithatë, do të jetë e mundur që gjatë korrikut të nisim pushimet, edhe pse do të ketë edhe  reshje shiu, parashikon meteorologia Lajda Porja.

Ajo shpjegon në “Shije Shtëpie” në Tv Klan se tashmë ka nisur fenomeni El Nino i cili karakterizon stuhitë tropikale, temperatura të larta në rang global.

Lajda Porja: Fundi i qershorit, pra ditët e fundit të qershorit sjellin një përmirësim të lehtë të motit sa i përket reshjeve, ka një ndërprerje të reshjeve por mbeten temperatura jo shumë të larta, rreth vlerës 30-31. Do të jetë korriku i cili do të shënojë pikun e temperaturave të larta. Nëse flasim për stuhi tropikale do t’i kemi prezente gjatë kësaj vere, pra edhe në korrik edhe në gusht, do të kemi herë pas here këto mini-stuhitë e breshërit, erë të fortë dhe rrebeshe të cilat zgjasin rreth 60 minuta dhe pastaj të kemi sërish diell. Nuk do jenë çdo ditë sikundër i kemi patur në qershor, por do të jenë të shpërndara në mënyrë sporadike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco