Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

VIDEO-SYRI TV/ Dita botërore kundër shfrytëzimit të fëmijëve, afro 50 mijë shfrytëzohen për punë në Shqipëri

17:25, 12/06/2023
A+ Aa A-

Braktisja e shkollës nga fëmijët dhe punësimi i tyre pa mbushur moshën e punës është kthyer në një fenomen shqetësues në vendin tonë.

Përafërsisht 20 mijë fëmijë në 20 vitet e fundit kanë braktisur shkollën. Edhe pse nuk kanë plotësuar moshën, të miturit punojnë në sektorë të ndryshëm, e në jo pak raste edhe punë të rënda. Sipas Stavri Likos, koordinator i projekteve kundër punës së fëmijëve këto shifra janë tejet shqetësuese, ndërsa po punohet për uljen e tyre.

Arsyet që kanë ndikuar në braktisjen e shkollës dhe punësimin e fëmijëve në Shqipëri, janë kryesisht ekonomike por edhe social-kulturore. Teksa flet për zonat që po përballen më shumë me braktisjen e shkollave nga fëmijët, kryetari i sindikatës së pavarur të Arsimit Nevruz Kaptelli, thotë se ky fenomen mund të rrezikojë edhe vendet e punës për mësuesit.

Ky fenomen shqetësues është i përhapur në mbarë botën, ku numërohen mbi 160 milionë fëmijë që punojnë dhe nuk shkojnë në shkollë, sipas Samuel Grumai, përfaqësues i Konfederatës Ndërkombëtare të Sindikatave të Arsimit, njëherësh koordinator për punën e fëmijëve.

Situata shqetësuese për sa i përket shfrytëzimit të fëmijëve, braktisjes së shkollave dhe punësimit të tyre shihet edhe nga Marlis Tepe, përfaqësuese e Fondacionit për të Drejtat e Fëmijëve.

Statistikat tregojnë se në botë mbi 215 milionë djem dhe vajza punojnë, ndërsa 115 milionë prej tyre janë të ekspozuar ndaj forcave më të këqija të punës. Ndërkohë sipas INSTAT rreth 50 mijë fëmijë shfrytëzohen për punë në Shqipëri.

Një raport i Save the Children tregoi se rreth 5.1% e fëmijëve janë përfshirë në punë të rënda, ndërsa mbi 2500 fëmijë gjenden në situatë rruge. Vetëm gjatë dy viteve të fundit, në ALO 116-111 u raportuan 748 raste të fëmijëve që shfrytëzohen për punë në Shqipëri. Pjesa më e madhe e këtyre raportimeve janë fëmijë që përdoren për lypësi në zonat më të mëdha urbane.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco