Shqiptarët e New York-ut, protestë kundër Skavicës, flet Vladi, themelues i lëvizjes 'Oposition Skaciva'

12:58, 12/06/2023
A+ Aa A-

Shqiptarët e New York-ut kanë marshuar në rrugët e qytetit kundër projektit të HEC-it të Skavicës në Dibër.

Me pankarta në duar, ata bëjnë thirrje ndaj qeverisë të anulojë projektin, ndërsa kjo nuk është hera e parë që çështja e “Skavicës”, zhvendoset me protesta nga Europa në ShBA.

Jurgen Vladi, themelues i lëvizjes “Oposition Skaciva” në Amerikë, i ftuar në 'Kafe Shqeto' në Syri Tv, në në lidhje me Skype, u shpreh se kjo kauzë ka për qëllim mbrojtjen e biodiversitetit të florës dhe faunës dhe specieve të ndryshme, mbrojtjen e trashëgimisë kultore dhe historike të Dibrës dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut për qytetarët dibranë.

 “Organizata ‘Rrënjët shqiptarë’ këtu në Amerikë në bashkëpunim dhe me organizatat e tjera këtu në New Yorkut por dhe në shtete të tjera, organizon një paradë çdo vit, ku ne marrim pjesë për herë të dytë. Të gjitha këto organizata vijnë dhe shpalosin kauzën e tyre, kauza e organizatës tonë ka për mision mbrojtjen e biodiversitetit të florës dhe faunës dhe specieve të ndryshme, mbrojtjen e trashëgimisë kultore dhe historike të Dibrës dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut për qytetarët dibranë. Ne morëm pjesë së bashku me grupin tonë dhe po ashtu na u bashkuan edhe shumë qytetarë që na mbështetën.

Kjo ka të bëjë dhe me historinë e Dibrës në bazë të së cilës janë zhvilluar edhe betejat e Skëndërbeut në këtë luginë të Drinit të Zi. Ne kemi nisur me protesta që në nëntor të viti 2021. Ne jemi në kontakt çdo ditë më banorët për atë çfarë ndodh me Skavicën .”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco