Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

NATO stërvitje ushtarake ajrore në Europë, “Air Defender 23” shkakton vonesa dhe anulime të fluturimeve, preket dhe Shqipëria

NATO stërvitje ushtarake ajrore në Europë, “Air Defender 23” shkakton vonesa dhe anulime të fluturimeve, preket dhe Shqipëria

10:09, 12/06/2023
A+ Aa A-

Aleanca ushtarake e NATO-s do të zhvillojë në Europë “Air Defender 23”.

Manovrat ajrore do të zhvillohen gjatë periudhës 12-23 qershor, ndërsa disa zona fluturimi do të mbyllen përkohësisht për trafikun ajror civil.

Autoriteti i Aviacionit Shqiptar bën me dije se për shkak të këtij aktiviteti priten vonesa dhe anulime fluturimesh.

“Nga data 12 – 23 Qershor 2023 do të zhvillohet në Europë “Air Defender 23” stërvitja më e madhe në historinë e NATO-s. Duke përfshirë 25 Shtete mbi 10 000 trupa dhe 220 avionë. Për shkak të këtij aktiviteti priten vonesa dhe anulime fluturimesh. Eurocontrol (NM), Autoritetet e Aviacionit Civil ✈️(ACAA), Siguruesit e Shërbimit të Navigimit Ajror (Albcontrol) dhe Aeroportet (TIA), po punojnë intensivisht për minimizimin e këtij impakti.”, thuhet ne njoftim.

Kjo është stërvitja më e madhe e këtij lloji që nga krijimi i aleancës ushtarake në vitin 1949 dhe syson të tregojë forcën që ajo ka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco